Gjilan

Në Gjilan nis konferenca regjionale me temën “Rajoni ynë, tri sfidat kryesore dhe tri zgjidhje”

Gjilan, 27 korrik 2017 – Ka nisur sot në Gjilan konferenca regjionale me temën “Rajoni ynë, tri sfidat kryesore dhe tri zgjidhje”, organizuar nga kryetari Lutfi Haziri, me mbështejen e zyrës së përfaqësuesit special të OKB-së në Kosovë.

Në konferencë po marrin pjesë kryetarët e komunave të regjionit lindje, sikurse edhe përfaqësues të zyrës së përfaqësuesit special të OKB-së në Kosovë, përfaqësues nga OSBE dhe shoqërisë civile.

“Paraprakisht, dua ta falënderoj zyrën e përfaqësuesit special që na ka mbështetur dhe natyrisht në kuadër të këtij angazhimi, edhe komunat e këtij regjioni, të cilat janë udhëheqëse të ngjarjeve të rëndësishme. Ne jemi regjioni i juglindjes i cili ka bashkëpunim ndërkufiar dhe ndërkomunal, si model për regjionet tjera. Ky bashkëpunim ka ndikuar që edhe komunat në regjion dhe përreth Kosovës, të jenë të angazhuara në kuadër programeve të përbashkëta për lehtësim dhe për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Mund të them se ka shumëcka që Komunat i bashkojnë në sfida dhe në zgjidhjen e tyre”, tha në hapje kreu i Gjilanit dhe nikoqiri i kësaj konference, Lutfi Haziri.

Ndërsa, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, e ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e kësaj ngjarje, e cila tha se shërben për të adresuar cështjet, të cilat janë me interes të komunave dhe qytetarëve të tyre.

Begzad Sinani, kryetar i Kamenicës, tha se falë angazhimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, regjioni është standardizuar në funksion të bashkëpunimit të fuqishëm në mes vete në nivelin e kryetarëve të Komunave dhe me qëllim të zgjidhjes dhe trajtimit të problemeve dhe preokupimeve të qytetarëve.

“Falë mbështetjes së Lutfi Hazirit, ne kemi arritur që t’i përfshijmë të gjitha komunat e regjionit të Gjilanit në vijën që do ta përshkoj autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë për t’u lidhur me korridorin ndërkombëtar”, theksoi Sanani.

Në këtë ngjarje po japin kontributet e tyre ne diskutim dhe adresim të problemeve dhe propozimet për zgjidhjen e tyre edhe përfaqësuesit e komunave tjera dhe ata të OKB’së.

Përndryshe, gjatë kësaj konference do të disktohen tri tema: “Ekstremizmi dhe roli i autoriteteve lokale në parandalim”, “Bashkëpunimi ndërkomunal si mundësi për zhvillim” dhe “Roli i Rajonit tonë në bashkëpunimin ndërkufiar”.

You Might Also Like