Një burrë nga Gjilani ka raportuar në polici zhdukjen e dy vajzave të tij të mitura, raporton Express.
Ai ka raportuar se të njëjtat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
“PERSON I ZHDUKUR-Rr. Gazmend Zajmi, Gjilan 16-17.08.2024 – 22:00-02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se dy vajzat e tij të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti në hetime”, thuhet në raport.