Sportet me dorë

KV Drita me lehtësi mposht Fer Volleyn

Volejbollistet e Dritës si është më së miri e kanë nisur kampionatin, duke shënuar fitore të pastër ndaj ekipit Fer Volley nga Ferizaj me rezultat 3:0.

Gjilanaset në asnjë moment nuk e kanë vënë fitoren në pikëpyetje. Kështu ato setin e parë e kanë fituar me rezultat 25 me 12 në një set që nuk ka zgjatur më tepër se 18 minuta. Edhe në setin e dytë vendaset kanë qenë bindëse, duke i kufizuar ferizajaset vetëm në 13 pikë, deri seti më i vështirë doli të jetë ai i fundit, i cili është mbyllur me rezultat 20:25.

Vajzat që udhëhiqen nga kryetrajneri Lorik Ilazi edhe sivjet llogariten për të qenë kandidatet kryesore për titull kampioni, ndonëse deri më tashti kanë regjistruar vetëm një lojtare të huaj, pasuesen nga Turqia, Erbuga.

Statistikat e lojtareve:

Kampionati Kosovës | Superliga A | Xhiro 1-rë
KV DRITA – KV Fer Volley 3-0
(25:12, 25:13, 25:20)
KV DRITA
Loresa AVDYLI: 16 pikë
11 të fituara nga 26 sulme me 42%,
4 shërbime,
1 bllok dhe
2 pikë të humbura
Venera KADRIU: 14 pikë
13 të fituara nga 26 sulme me 50%,
1 shërbim
11 pranime me 64% dhe
7 pikë të humbura
Dhuratë SYLEJMANI: 13 pikë
12 të fituara nga 16 sulme me 75%,
1 shërbime,
15 pranime me 73% dhe
2 pikë të humbura.
Valmira RAMADANI: 8 pikë
7 të fituara nga 9 sulme me 78%,
1 shërbime
2 pikë të humbura
Vlora BERISHA: 3 pikë
2 të fituara nga 5 sulme me 40%,
1 bllok dhe
pikë të humbura ska
Tuana JERLIU: 2 pikë
2 të fituara nga 4 sulme me 50%
3 pikë të humbura
Melek ERBUĞA: 1 pikë
1 shërbim dhe
pikë të humbura ska
Altuna IBRAHIMI: 1 pikë
1 të fituar nga 1 sulm me 100%
Pikë të humbura ska.
Tringa KQIKU: 1 pikë
1 bllok dhe
3 pikë të humbura
Lina REXHEPI:
2 pranime me 100%
Adelajda PRENGA:
6 pranime me 67% dhe
1 pikë të humburë
Agnesa HAJDARI:
9 pranume me 89%

You Might Also Like