Gjilan

Në Gjilan u mbajt trajnim me të rejat dhe vajzat për sigurinë kibernetike

Shkruan: Erdë Mehmeti

Është mbajt trajnimi për sigurinë kibernetike në “Astoria Luxury & Spa Hotel”, në Gjilan, në të cilin dhjetë vajza të moshës 14-18 vjeç kanë qenë pjesë e trajnimit për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre digjitale rreth sfidave dhe nevojave të sigurisë për të mbrojtur veten dhe të dhënat e tyre nga kërcënimet kibernetike. I sjellë nga IPKO Foundation dhe Women in Tech Kosovo si pjesë e projektit të financuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë “Riformësimi i së Ardhmes: Gratë e Kosovës në vijën e parë të inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike”, ky trajnim do të kontribuojë në krijimin e një sigurie më të fortë të mjedisit online për të rejat dhe vajzat në Kosovë.

Trajneria Xhanan Zeqiri – Karaqa ligjëroi rreth të kuptuarit e kërcënimeve në internet, ngacmimit kibernetik dhe ndërgjegjësimit për përndjekjen kibernetike, kornizës legjislative në Kosovë dhe ndërtimit të një Komuniteti Digjital pozitiv.

Po ashtu vajzat pjesëmarrëse, patën mundësinë të bëjnë aktivitete të ndryshme, përmes të cilave rritën aftësitë e tyre në fushën e teknologjisë.

Në fund vajzat u shpërblyen me nga një certifikatë për pjesëmarrje./kryelajmi.com/.

(Autorja është gazetare praktikante në Gazetën Online kryelajmi.com)

You Might Also Like