Gjilan

Në nderim të Dëshmorit të Kombit Rrahim Beqiri-Roki, u organizua ecje e bjeshkatarëve Poliqkë-Maja e Kikës

Për nder të dëshmorit Rrahim Beqiri –Roki, sot malësia e Kamenicës ishte plot e përplotë me të rinjë e të reja të cilat me ecjen e tyre nderuar figurën e Komandant Rokit. Në një atmosferë tejet të bukur, me këngë, valle e përkujtime të ndryshme, për nder të dëshmorit nga Kopërnica e Kamenicës, Rrahim Beqiri-Roki, kishin ardhur edhe musafirë nga Tetova, Gostivari e nga shumë vende të ndryshme të Kosovës, për ta nderuar njeriun i cili mori pjesë në tri luftra për të mirën e popullit shqiptarë.

Të gjithë të pranishmit me shumë nostalgji e fjalë miradije, theksuan se Komandant Roki ishte një njeri me vlera të larta patriotike, i cili nuk u ndalë në asnjë moment për të mirën e atdheut. Në shtegun Poliqk-Maja e Kikës, nën kodrinat e bukura e me male të larta në një lartësi të lartë mbidetare 1300 metra, në një atmosferë të lavdishme, u theksua se kjo ecje do të jetë tani për cdo vit për ta kujtuar rrugëtimin e tij të lirisë. Djali i dëshmorit Komandant Rokit, Vedat Beqiri, ka falenderuar nga zemra të gjithë pjesëmarrësit për këtë ecje të shtigjeve të lirisë.

“Nga zemra i falenderojë të gjithë pjesëmarrësit që në këtë ditë të shtigjeve të lirisë, na u bashkangjitën në këtë ecje për prindin tonë e Dëshmorin e Kombit Komandant Rokin. Jam shumë i privilegjuar që pjesëmarrja e të gjithë juve na ka bërë të ndihemi krenar, poashtu falenderoj edhe kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, DKRS e Kamenicës si dhe Kompleksin “Dalina” për transport falas. Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që në mesin tonë ishin musafirët nga Tetova, Gostivari e shumë musafirë nga vendeve tjera të Kosovës, duke dëshmuar se Komandant Roki ishte i gjithë trevave shqiptare”. Trimi i tokave shqiptare, Rrahim Beqiri-Roki, u nda nga jeta në moshën 44 vjeҫare me 2 Gusht 2001.

You Might Also Like