Futboll

Në PDK u pritën medalistet

Kryetari i PDK-së, dega në Gjilan z. Riad Rashiti, së bashku me nënkryetaren znj. Aurorë Osmani Buca dhe kryetarin e Rinisë Demokratike z. Qëndrim Qerimi, mirëpritën sot në takim fitueset e medaljes së bronztë në kampionatin botëror të karatesë, vajzat e qytetit tonë Vlera Qerimi dhe Fortesa Orana.

Në këtë takim urimi e falenderimi, vajzat kampione shpalosën përvojën e tyre të veçantë e mbresëlënëse në këto gara.

Ndërkaq z. Rashiti u zotua që përkrahja e PDK-së do të jetë e përhershme kundrejt të rinjëve në të gjitha sferat, e në veçanti aty ku përkushtimi e sukseset janë evidente, sikurse në fushën e sportit.

Padyshim që suksesit të të rinjëve tanë ju gëzohemi të gjithë, por kësaj here në një dozë më të madhe ne, sepse aktivistja jonë e RDK-së Vlera solli edhe medaljen, u shpreh z.Rashiti.

Çikat tona, krenaria jonë ❤️

You Might Also Like