* Në focus të diskutimit në këtë punëtori ishte se sit ë mbrohët trashigimia kulturore përmes normave legjislative dhe sistemin e mbrojjtjës së trashigimisë kulturore
Në Viti është mbajtur sot takimi i dytë i Forumit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Vitisë. Në kuadër të këtij takimi është mbajtur edhe një punëtori në të cilën është folur mbi Legjislacionin dhe sistemin e mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Kosovë, sistemin e planifikimit hapësinor dhe ndërlidhja me Trashëgiminë Kulturore në
Kosovë, zhvillimin e Turizmit Lokal bazuar në Trashëgiminë Kulturore por edhe mbi gjendjen dhe planet e Komunës së Vitisë në Trashëgiminë Kulturore në këtë komunë.
Po ashtu grupet punuese kanë përgatitur dhe prezantuar SWOT analizën mbi këtë temë. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë Kryetari Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, Drejtori i DKRS-së Milot Lala si dhe përfaqësues të tjerë të angazhuar në këtë forum.
Kurse bëhet me dije se ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit ”Cultural cross-border exchange initiative (MAKS FORUM)”, Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHWB Kosovo).Aziz Zuka