Viti

Në Viti, nisi rinovimi i objektit të çerdhes për fëmijë “Gëzimi Ynë”

Me nje soleminitet rasti në Viti sot kanë filluar punimet në rivitalizimin e çerdhes publike “Gëzimi Ynë”. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim si dhe me bashkëpunëtor të tjerë dhe qytetarë kanë ndjekur për së afërmi fillimin e këtyre punimeve të cilët janë mundësuar falë një marrëveshje për bashkëfinancim të kësaj komune me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe “ Helvetas Sëiss Intercooperation”.

Marrëveshja në fjalë është bërë në kuadër të grantit të performances e cila ka për qëllim stimulimin e komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performances së tyre në fushat e qeverisjes demokratike.

Duke folur në këtë solemnitet, Sokol Haliti ndër tjerash potencoi se me këtë projekt do të krijohen kushte më të mira për fëmijët të cilët do të qëndrojnë në këtë çerdhe por edhe për stafin e saj. “ Ky projekt është shumë i nevojshëm dhe është njëri nga projektet për të cilët jam gëzuar më së shumti gjatë këtij viti. Ju falënderoj të gjithë

juve të cilët jeni sot të pranishëm me rastin e fillimit të punimeve. Besoj se kompania mbikëqyrëse do të mbikëqyr planin dinamik dhe kualitetin e rititalizimit të kësaj çerdhe me përpikëri. Por po ju them se edhe ne do të përkujdesemi për këtë dhe nuk do të lejojmë që asnjë milimetër të punës të asaj që është e shkruar të mbetet pa përfunduar”, u shpreh kryetari Haliti .

Tutje Haliti tha se “komuna do të vazhdoj të punoj edhe në objektet tjera edukativo-arsimore duke theksuar se vetëm gjatë këtij viti, janë duke u rivitalizuar 19 shkolla. Përndryshe rivitalizimi i çerdhes në fjalë është mirëpritur jo vetëm nga stafi i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Viti por edhe nga prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve.Aziz Zuka

You Might Also Like