Viti

Në Viti u shpalos shtatorja e dëshmorit të kombit, Safet Rexhepi

Me rastin e 41 vjetorit të lindjes së dëshmorit të kombit dhe ish luftëtarit të UÇK-së, Safet Rexhepi sot në qytetin e Vitisë, konkretisht para Qendrës së Mjekësisë Familjare u bë zbulimi i shtatores së këtij heroi. Në ceremoninë e zbulimit të shtatores kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Anton Quni, Ministër në Detyrë i Mbrojtës në Republikën e Kosovës, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve e UÇK-së, Selia Qendrore, babai i këtij dëshmori, Qemaj Rexhepi njëkohësisht është njëkohësisht edhe përfaqësues i SHFD- UÇK në Viti , bashkëluftëtarë të dëshmorit dhe shumë personalitete të tjera.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur një fjalë rasti ku ka folur për sakrificën e këtij dëshmori për lirinë që e gëzojmë sot dhe për amanetin për të gjallët.

Thirrjes për ti dal Zot kësaj toke, i’u përgjigjën bijtë e bijat më të mirë të vendit të cilëve nuk u mungoj asnjëherë gatishmëria për të qëndruar karshi stuhive e rrebesheve të pushtuesit. Kushtrimit të atdheut, i’u përgjigjë edhe dëshmori i kombit Safet Rexhepi, duke u radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, në luftimet e rrepta në Betejen e Koshares tek Rrasat e Zogut, ai ra për të mos vdekur kurrë. Ndërsa kjo shtatore që po e shpalosim sot, do të jetë udhërrëfyes për brezat e rinj, e për të treguar se sa e madhe ishte dashuria për atdheun, për Safetin dhe gjithë dëshmorët që u flijuan për liri” u shpreh Kryetari Haliti.

Nga një fjalë rasti e kanë mbajtur edhe Anton Quni, Ministër në Detyrë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve e UÇK-së, Selia Qendrore dhe Babai i Dëshmorit i këtij dëshmori Qemaj Rexhepi të cilët kanë folur për sakrificën e këtij populli për lirinë e Kosovës në veçanti të çlirimtarëve.

Përndryshe në orët e paradites fillimisht janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, ku është nderuar dëshmori Safet Rexhepi, kurse zbulimi i shtatores së tij në qytet është bërë në orët e pasdites në një ceremoni rasti.Aziz Zuka

You Might Also Like