ARSIMI

Nën moton “Krijojmë Partneritet” Fakulteti Ekonomik ka shënuar 5 vjetorin e themelimit të UKZ-së

Në organizimin e fakultetit Ekonomik, studentët dhe stafi akademik i këtij fakulteti me aktivitete të ndryshme ka shënuar 5 vjetorin e themelimit të UKZ-së.

Fillimisht është organizuar Mini – panairi ekonomik, në të cilin kanë marrë pjesë 14 prodhues nga vendi dhe më gjerë, si: Rc Cola – Gjilan, Flexograf – Gjilan, Calabria (Industria e Mishit) – Gjilan, Banja Nena Naile – Kllokot, Agro Adria (Industria e Mishit) – Bujanoc, BKT – Gjilan, Banka Ekonomike – Gjilan, Scardian – Gjilan, Vipa Chips – Vushtrri, Protec – Gjilan, Kep – Gjilan, KIT – Kosove, Information Technology – Prishtine, AIO Technology – Prishtine dhe Toni Commerce – Prishtine

Hapjen e Mini-Panairit e ka bërë Dekani i Fakultetit Ekonomik Gëzim Tosuni, i cili ka uruar të gjithë për 5 vjetorin e themelit të UKZ-së dhe njëherësh ka uruar mësimdhënësit për festën e 7 Marsit, ditën e mësuesit. Dekani Tosuni ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në panair, duke thënë se Universiteti ‘Kadri Zeka’ në Gjilan me gjithë punën cilësore që bënë, vazhdimisht nxjerr kuadro të përgatitur mirë për tregun e punës.

Më pas janë vizituar bizneset e kompanive të ndryshme të cilat prezantonin prodhimet e tyre nëpër ambientet e Universitetit.

Në ndërkohë pjesëmarrëseve në minipanair u janë ndarë mirënjohje nga Dekani Gëzim Tosuni, për partneritetin që e kanë mbështetur Fakultetin Ekonomik

Kurse studentët e Fakultetit Ekonomik kanë prezantuar hulumtimet e tyre të cilat i kanë realizuar nëpër kompanitë prodhuese vendore.

Në përfundim është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe kompanive pjesëmarrëse në minipanairin ekonomik nën moton “krijojmë partneritete”.

You Might Also Like