Drejtoria e Arsimit në Gjilan, drejtoresha Albana Demiri bashkë me kryetarin e komunës, Alban Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritas-in Zviceran për projektin “Avancimi i Përbashkët i Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit në Kosovë –TAKE (P220054)
Ky projekt do të ofrojë lidership, udhëzime, mbështetje organizative dhe financiare për zbatimin e aktiviteteve që përmirësojnë cilësinë e edukimit parashkollor përmes trajnimeve formale në internet (online) dhe jo formale për ngritjen e kapaciteteve profesionle të edukatoreve gjatë ciklit të projektit.
Për pajisjen e pesë (5) klasave të edukimit parafillor në vitin 2023-2025, në Komunën e Gjilan, CACH do të mbështet financiarisht me 70%, respektivisht 12,250 (dymbëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë) euro, të shumës së përgjithshme financiare prej 17,500 (shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind) euro. Kostoja totale për një klasë është 3,500 (tre mijë e pesëqind) euro.
CACH do të vlerësoj klasat e identifikuara për pajisje.
CACH do të përzgjedh dhe kontraktoj kompanitë për sigurimin e pajisjeve dhe materialeve didaktike, si dhe do të bëjë dorëzimin e pajisjeve dhe materialeve didaktike në shkollën përfituese në komunë.
CACH do të monitoroj përdorimin e duhur pedagogjik si dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të siguruara gjatë ciklit të projektit.
CACH do të caktoj një person kontaktues për koordinim të punëve mes komunës dhe CACH si dhe të informoj DKA për procesin dhe realizimin e projektit, kurdo që kjo kërkohet nga DKA.
CACH do të siguroj kapacitetet e nevojshme njerëzore me qëllim që të arritjes së qëllimit të projektit.
CACH do të ofroj punëtori për ngritje të kapaciteteve të zyrtarëve të DKA-ve që punojnë në fushën e arsimit para shkollor apo edukimit në fëmijëri të hershme.