ARSIMI

Nisi mësimi  përmes Platformës Online për nxënësit e SHMLM ”Kongresi i Manastirit” në Pozharan

 

 

Masat parandaluese ndaj Pandemisë së Koronavirusit të ndërmarra nga qeveria e Kosovës përkatësisht ga MASHT-I duke ndërprerë mësimin nëpër objektet shkollore,ka bërë që mësimi me nxënësit e shkollave të mbahet nga distanca që ka filluar të aplikohet përmes platformës Online.Këtë mynyrë të mësimit e ka filluar të aplikoj ndër shkollat e para në Kosovë edhe Shkolla e Mesme Mikse”Kongresi i Manastirit”” në Pozharan.

Lidhur me punën që po bëhët në këtë mynyrë  në kët shkolë na njoftoi edhe Mufail Halabaku .drejtori I kësaj shkolle. ”Shkolla e Mesme e Lartë Mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozharan, është shkolla e parë në Kosovë e cila filloi mësimin online përmes Platformes Zoom”, thotë Halabaku, teksa  shprehet tejet i knaqur me angazhimin e mësimdhënësve në këtë periudhë kohore. Funksionimi i platformës online është meritë e të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve të cilët kanë shprehurë gatishmërinë për një realizim të tillë.

Sipas tij, interesimi i nxënësve është i madh e në këtë platform janë përfshirë mbi 80 perqind e nxënësve të të gjitha klasëve  dhe ky mësim  po mbahet përmes Faqes së shkollës,kurse disa profesor më të  moshuar mësimin me nxënës e mbajnë përmes Viberit.

“Mësimi Online është i mirë, por duhet vëmendje dhe zell nga nxënësit si dhe eduaktorë cfarë i kemi në shkollën tonë e cila ka arritë suksese të mëdha në të arriturat kur është fjala  te Teknologjia informative dhe se cdo pofesor mbanë evidencë për  nxënësit e të gjitha klasëve.

Kjo formë e mësimdhënjes  me nxënësit e shkollës sonë do t`ju ndihmojë të mbajmë  rendin dhe trendin e mësimit”, ka thënë drejtori Mufail Halabaku,duke potencuar se interesimi i nxënësve është i madh. Ai ka lavdëruar personelin arsimor dhe nxënësit për këtë organizim të mësimit. Ai është shprehur optimist se kjo situatë do të kalojë dhe gjithcka do të normalizohe, dhe ka apeluar  prindërit e nxënësve të klasëve të 10-ta nga fshatrat fqinje që gravitojnë në Pozharan që të rexhistrohën në këtë shkollë e cila nuk dallon fare nga shkollat e mesme si të komunës së Vitisë ashtu edhe të tjerat në qytetet e  komunve fqinje.Aziz Zuka

You Might Also Like