Futboll

Nuhiu: Fati na e ka kthyer shpinën

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se skuadra e tij po luan mirë, por fati ia ka kthyer shpinën.

“Nuk është se lojtarët nuk e kërkonin fitoren. U munduan ta gjenin golin, por nuk erdhi, krijuam disa raste shënimi, por nuk ia dolëm, ndërsa edhe kundërshtari pati një rast që mund të na kishte ndëshkuar”.

“Sot kemi pasur mungesa shumë, por nuk do të kërkojmë justifikim. Thjeshtë po bëjmë ndeshje të mira, përfshirë këtë kundër Drenicës dhe derbin që e kishim”.

“Fati disi na ka kthyer shpinën. Para se ta luajmë ndeshjen ndaj Prishtinës, të mërkurën do ta kemi një ndeshje për kupë ku do të mundohemi ta kthejmë motivin”, u shpreh Nuhiu pas ndeshjes.

You Might Also Like