Futboll

Nuhiu: Ky rezultat është si rrjedhojë e asaj që kemi bërë lojë të mirë edhe në ndeshjet e tjera

Ardian Nuhiu deklaroi pas ndeshjes me Llapin:

“Ky rezultat është si rrjedhojë e asaj që kemi bërë lojë të mirë edhe në ndeshjet e tjera. Kishim raste, por nuk i kemi realizuar. Ndaj Llapit ruajtëm qetësinë për të shkuar te golat dhe shënuam. Përveç golave të penalltisë, kishim dhe raste të tjera. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe durimin. Fitoren ua dedikoj tifozëve tanë që na mbështetën tërë kohën. Është vetëm fillimi i kampionatit, duhet të jemi të qetë. Na pret punë e madhe”, theksoi Nuhiu.

You Might Also Like