Gjilan

Nuk zbatuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë

 

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të  masave  të  ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, me 06 qershor 2020 , kanë hasur në mos respektim të këtyre rregullave  në komunën e Gjilanit dhe Komunën e Kamenicës.

 

Të gjithë persona  e ndaluar janë  intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ata janë takuar gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes.

 

Ata janë takuar në pesë  (5)  kafiteri të ndryshme një në Gjilan dhe në katër raste në kafiteri në Kamenicë ku janë  shërbyer një numri i madhe i klientëve brenda një hapësire të pa përballueshme kundrejt numrit të klientëve që ishin prezent.

 

Rastet veç e veç  procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.

 

 

 

Me 05 qershor 2020, rreth  21:45, Policia e Kosovës në stacionin Policor në Gjilan është njoftuar se në  një kafiteri në  fshatin  Shillovë  komuna Gjilan (pronare e dyshuara F.K.S.) është takuar duke punuar i dyshuari shtetas i Maqedonisë Veriore, përkundër masës që i është caktuar në vetë izolim.

 

Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarës ngritët kallxim penal pasi e njëjta ka lejuar te kryhen shërbime brenda lokalit  në kundërshtim me urdhërin e Qeverisë  me tepër klient dhe mos mbajtje e distancës në kohen e kufizimit te lirisë se lëvizjes, “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore”

 

Rasti procedohet në PTH.

 

 

You Might Also Like