Futboll

Pas dorëheqjes së kryetrajnerit, Drita nën udhëheqjen e Afrim Shahinit sërish shënon fitore

Drita në garën për titull e Prishtinë për atë që dërgon në Evropë u përballen këtë të shtunë në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan. Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1:0 me golin e shënuar të Kastriot Selmanit në minutën 41, pas një harkimi të Almir Ajzerajt. Ajzeraj dha gjuajtje nga këndi, kurse Selmani u shkëput më së larti dhe me kokë mbi duart e portierit Kolaj e futi topin në rrjetë. Gjatë tërë pjesës së parë, FC Drita ishte ekip më i mirë, pati më shumë rasate dhe me meritë ka shënuar. Më herët raste të mira patën edhe Baftiu e Jashari, por pa ia dalë që të shënojnë.

Në minutën 57, Ajzeraj shpërtheu nga e majta dhe gjuajti furishëm, portieri Kolaj priti me këmbë dhe dëboi topin deri te Simonovski, i cili nga afërsia gjuajti drejt në portierin. Prishtina menjëherë ka organizuar një kundërsulm, ku pas gjuajtjes së Krasniqit  topin për mrekulli e priti portieri i Dritës, Florian Smakiqi. Në minutën 78, Marko Simonovski pati rast ideal nga afërsia, por pas veprimit të tij të mrekullueshëm dhe gjuajtjes së shkqlqyeshme, Kolaj ia doli që të prit gjuajtjen e tij.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati raste dhe Drita me plot meritë ka fituar me rezultat 1:0./kryelajmi.com/

You Might Also Like