Futboll

Në prag të El classico Real Madrid – Barcelona shpaloset Flamuri i Kosovës në Santiago Bernabeu

Në prag të El Classico Real Madrid – Barcelona që do të luhet këtë të diele në Madrid, në Stadiumin Santiago Bernabeu është shpalosur Flamuri i Kosovës.

Arben Zeqiri, ish-futbollist i njohur gjilanas e tashti analist, Arlind Sadiku, komentator dhe drejtor i Futbollit në Art Motion dhe Faton Qerimi, adhurues dhe njohës i futbollit kanë shpalosur Flamurin e Kosovës në Spanjë, vend i cili edhe më tej nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ky derbi pritet të jetë i zjarrtë, ngase në të përballen dy ekipet e para në La Liga, të cilat kanë numër të barabartë të pikëve. Arben Zeqiri, ish-futbollist i njohur gjithsesi se më me dëshirë do të dëshironte fitoren e Real Madridit, ngase është tifoz i flaktë i këtij ekipi, por që Barcelona në La Liga është në formë të jashtëzakonshme. Shpalosje e Flamurit të Kosovës edhe në Spanjë është një mundësi e mirë që shtei i ynë të promovohet edhe më shumë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like