Futboll

Talenti i futbollit Butrint Azemi me sukses operon ligamentin e këmbës së majtë

Lojtari 19 vjeqar i SC Gjilani Butrnit Azemi me shumë sukses ka bërë opercion ligamentin e këmbës së majtë dhe pritet fuqishëm të rikthehet në fushat e blerta të futbollit, Butrinti i cili njihet si talent i madh ifutbollit tani e një muaj ka pasur disa dhimbje në këmbë por pa e ditur se ka dëmtuar ligamentin e këmbës së majtë Pas fotografive dhe kontrollimeve të mjekut është konstatuar se Butrinti përposë që ka pasur ligamentin e këputur ai është dashur me urgjencë ti nënshtrohet operacionit i cili është kryer me sukses “Ka disa muaj që nuk kam mundur të japë gjithqka nga vetja disa herë kam pasur dhimbje të mëdha por i kam përballuar, ndërsa në kohët e fundit dhimbjet kan qenë të mëdha, por me ndihmën e mjekut dhe opercionit të suksesshëm ja kam arritë ta përballoj edhe këtë sfidë sportive” ka bërë të ditur talenti Butrint Azemi Butrinti nga zemra ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështet në këto ditë të vështira të tij duke premtuar se do të rikthehet edhe më fuqishëm në fushën e futbollit. Butrinti ka treguar edhe një sekret të tij, duke shpresuar se shumë shpejt do të ja arrijë qëllimin “Kam pasur një ofertë nga dy klube të mëdha Zvicrane është dashur të paraqitem para një muaji por lëndimi më ka penguar por urojë që sa më shpejt ta shërojë këtë lëndim për të vazhduar ëndërrat e mia të futbollistit”

You Might Also Like