Në kohën kur vetëdija qytetare ende nuk ka arrit nivelin e duhur te ruajtjes dhe përkujdesjes për gjelbërimin e ambientit na ra në sy këto ditë një veprim për çdo lakmi, kur kemi të bëjmë me gjelbërimin dhe ruajtjen e ambientit që e ka bërë pasionanti dhe adhuruesi I natyrës, i riu pozharanas Reshat Nazmi Alidema, arkitekt me profesion. Puna që ka bërë Reshati është për çdo lëvdatë.
Ç’është e vërteta ai me vetëinicijativë dhe me investimet personale, ka mbjellë në të dy anët e rrugës së asfaltuar në një gjatësi prej rreth 150 metra e cila ndodhet në “Bllokun e Artë” në Pozharan, fidanë pishe dhe lloje tjera pemësh dhe në këtë mënyrë, siç shprehet ai, dëshiron që këtë rrugë ta bënë “Ale” me plotë gjelbërim për të cilën thotë se vet do të përkujdeset për to.
Ai pos që ka mbjellë fidanë pishe, në disa vende ka vendos ulëse për te pushuar si dhe shporta për hedhurina, duke u përkujdes edhe për pastrim të ambientit.
Por Reshati, ka një Apel për qytetarët që të mos i dëmtojnë ato, sepse janë për të mirën tonë!
Ai gjithashtu kërkon nga institucionet e komunës që të realizojnë një premtim që kanë dhënë gjatë fushatave zgjedhore për të instaluar ndriçimin publik edhe në këtë rrugë ku banojnë disa familje. Aziz Zuka