Gjilan, 26 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 19 – 25 Gusht 2024, ka regjistruar gjithsej dyzetenëntë (49) kallëzime penale, ndaj pesëdhjetekatër (54) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
– tridhjetetri (33) aktakuza, ndaj tridhjetepesë (35) personave,
– shtatëmbëdhjetë (17) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
– gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave,
– dy (2) raste të zgjidhura përmes procedurës së ndërmjetësimit.
Po ashtu, nga prokurorët kujdestarë gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe nga prokurorët e kësaj prokurorie janë intervistuar dyzetetri (43) palë.