Gjilan

PD: Gjilani humbi tre qytetarë të vyeshëm

Partia e Drejtësisë në Gjilan ka shprehur keqardhje për humbjen e tre gjilanasve nga familjet Huruglica, Kqiku dhe Musliu.

Humbja e një të profesionisti shëndetësor siç ishte Dr. Visar Huruglica, nuk është vetëm një humbje e familjes, po njëkohësisht është humbje edhe për shëndetësinë gjilanase dhe më gjerë.

Fjalët janë të pakta për të shprehur dhimbjen që kemi ndjerë për të.

Sëmundja që i mori jetën të riut që trasoi rrugën e babait të tij, të birin e Bejtullah Kqikut, i njohur anembanë si Bejta Comerce, (Basri Kqiku) ishte tronditëse për qytetarët e komunës së Gjilanit.

Basriu ishte njëri nga trashëguesit e humanizmit të familjes Kqiku.

Biznesmeni që me kontributin e tij i dha shumë vendit, një afarist që kishte të punësuar shumë punëtorë, do t’i mungojë jo vetëm familjes por të gjithë atyre që e patën rastin të punojnë me të dhe ta njohin.

Familjes së shkrimtarit gjilanas Beqir Musliut, për humbjen e më të dashurit të tyre Muhamet Musliut, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Jemi me ju familje e nderuar Musliu. Muhameti e trashëgoi rrugën e urtësisë dhe përcolli atë edhe më tej.

Prandaj humbjen fizike të tij mundohuni t’a përktheni në krenari, ngase Muhameti ishte i tillë dhe e meritoi këtë epitet.

Këto humbje të personaliteteve të njohura në Gjilan e varfërojnë qytetin e Gjilanit me karaktere dhe profesionalizëm, andaj do t’i kujtojmë gjithmonë si njerëz të qytetëruar dhe humanistë ashtu siq edhe kanë qenë, thuhet në ngushëllimin e PD në Gjilan për këto tri humbje.

You Might Also Like