Gjilan

PDK: Me buxhetin, pushteti po bënë lojëra politike

Ikja e Alban Hysenit nga marrëveshja e takimit në mes subjekteve politike lidhur me miratimin e buxhetit komunal 2025, shpërfaq lojërat e tij politike, jo seriozitetin, papërgjegjësinë dhe idenë e tij për tu viktimizuar nga opozita, kinse po e bllokon vendimmarrjen në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Ekzistojnë dëshmitë në administratën e Kuvendit Komunal nga takimi i mbajtur në mes subjekteve politike, që edhe Alban Hyseni është pajtuar për hapat që duhet ti bëjmë bashkarisht për miratimin e buxhetit komunal, bazuar në rekomandimet e MAPL dhe procedurat ligjore që duhet zbatuar nga ekzekutivi dhe Kuvendi Komunal.

Ne edhe më heret e kemi thënë, që ky kryetar komune, mendon ndryshe, flet ndryshe dhe vepron ndryshe. Atij askush më nuk i zë besë, sepse është i pabesë vet!

Ai e din fare mirë, që këtë buxhet çfare e ka propozuar nuk mund t’ia imponojë Kuvendit Komunal për miratim, por as nuk e ka mundësinë e bllokimit të miratimit të buxhetit.

Opozita në Gjilan, në harmoni me ligjet, udhëzimet dhe rregulloret e përcaktuara, do ta miratojmë buxhetin komunal 2025, para datës 28 shkurt kur është edhe dita e fundit e afatit ligjor.

Ne jemi të përgjegjshëm para qytetarëve të Gjilanit dhe nuk do të lejojmë që të pësojë askush nga lojërat e ulëta të këtij kryetari dështak me tërë ekipin e tij që e ka degraduar aq keq qeverisjen komunale.

Pra partitë opozitare në Gjilan do ta miratojnë buxhetin komunal, dhe kryetari i komunës nuk mundet ta imponojë e as të bllokojë këtë vendim me interes të lartë për qytetarët tanë.

You Might Also Like