Gjilan

PDK në Gjilan dhe kryetari Zenun Pajaziti, ngjallin shpresën e qytetarëve për ndryshime

Në takimin e sotëm të kryesisë së degës dhe të kryetarëve të nëndegëve të PDK-së në Gjilan, u diskutua për çështje organizative të degës dhe aktivitetet e saj në terren, me ç’rast u caktua agjenda e takimeve intensive nëpër nëndegë.

Çështje preokupuese të degës mbeten defektet e mëdha të qeverisjes komunale në Gjilan, të cilat po e rëndojnë edhe më jetën e qyteravë si edhe ngulfatja e vet qytetit nga planifikimet e çrregullta urbanistike dhe grumbullimin e projekteve (që po punohen jashtë çdo standardi dhe me cilësi tejet të dobët), për ktë vit zgjedhor vetëm për marketing eketoral të kreut të Komunës z. Haziri.

Ndërkaq, kryetari I Degës z. Zenun Pajaziti, po vazhdon aktivitetin e tij të komunikimit dhe takimeve me qytetarë. “Gjatë këtyre takimeve ne po i identifikojmë nevojat e qytetarëve, për ta rrumbullaksuar pastaj platformën e PDK-së, e cila do t’i ngjall shpresë qytetarëve tanë, nga pakanaqësitë e shumta të pushtetit aktual në komunë”, ka thënë z. Pajziti.

Në këtë realciom, s’do mend se qytetari gjilanas, po i jep mbështetje të fuqishme kësaj fryme për ndryshime në Gjilan, që mund ta sjell vetëm Partia Demokratike e Kosovës në krye me z. Zenun Pajaziti.

You Might Also Like