Gjyqtarja Drana Simani, ka arritur moshën e pensionimit
Drana Simani ka qenë gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal të Gjykatës Themelore të Gjilanit – Dega Viti.
Ajo diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1982, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2002.
Ndërsa, nga viti 1983 deri në vitin 1989 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën Komunale në Viti.
Gjatë vitit 2004 deri në vitin 2008 ka punuar si avokate.
Po të njëjtin vit ajo i’u kthye punës si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Viti deri në vitin 2010 ku më pas emërohet kryetare e kësaj gjykate dhe punoi aty edhe për dy vitet e ardhshme.
Me datën 01.01.2013 emërohet gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore Gjilan – Dega Viti, detyrë të cilën e ka kryer deri më sot.