Futboll

Përparim Islami lojtar i ri i Dritës

Përparim Islami i njohur me pseudonimin Rruki është afrimi i parë i FC Drita për këtë vit.

Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë, mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin e Dritës.

Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat evropianë të cilat do të zhvillohen në muajin korrik!

Islami në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli.

You Might Also Like