Gjilan

Policia e Kosovës bashkë me prokurorin marrin pjesë në një Punëtori pune organizuar nga Misioni i OSBE-së

Gjilan, 06 dhjetor 2019

Sot, rreth orës dhjetë, Policia e Kosovës, bashkë me përfaqësues nga Prokuroria, kanë mbajtë një punëtori të organizuar dhe monitoruar nga seksioni për monitorim të Policisë së Kosovës , Misioni i OSBE-së në Kosovë, me temën “Prezantimi i ndryshimeve të reja të Kodit Penal në lidhje me dispozitat e krimeve të urrejtjes”.

Panelistët nga ana e Prokurorisë, në mënyrë të detajuar kanë elaboruar rreth ndryshimeve të fundit të Kodit penal në lidhje me dispozitat në fushën e krimeve të urrejtjes.

Gjatë takimit u diskutuan përvojat e lëmisë përkatëse dhe interesimi nga ana e pjesëmarrësve, zyrtarëve policor, pjesëmarrës në debat ishte shumë aktiv.

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj.

 

You Might Also Like