Të bashkuar sonte me prijësit e lirisë, veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, të burgosurit politik, invalidët e luftës të cilët po i japin mbështetjen e fuqishme Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës, dhe kandidatëve për deputetë nga Gjilani, që përfaqësojnë më së miri vlerat e luftës, kombëtare, profesionale dhe politike.
PDK, në këto zgjedhje po punon e po përfaqësohet nga Kryeministri Bedri Hamza dhe po përpiqet të tregojë për një Kosovë që din e mundet ma mirë, për një Kosovë që njeh rrugën e vështirë deri këtu, për një Kosovë që sheh qartë rrugën e të ardhmes.
Natyrshëm po marrim mbështetje gjithandej Kosovës, po fuqizohemi e po rritemi, sepse tashmë është e qartë se pa PDK-në në qeverisjen e Kosovës, rruga jonë zhvillimore e integruese është e pasigurt.




