Gjilan

Program i pasur i nxënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në 110-vjetorin e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Në 110-vjetorin e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan kanë shfaqur në program të pasur kulturor, me këngë, valle, recitim të poezive, shfaqje skenike dhe performanca të tjera të ndryshme artistike.

Fillimisht nën përcjelljen e instrumentistëve të shkollës, është intonuar Himni Kombëtar, kurse para të pranishmëve, udhëheqësisë së shkollës, nxënësve, mësimdhënësve, mësimdhënësve në pension dhe prindërve, me një fjalë rasti është paraqitur zëvendësdrejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, dr. Agim Asllani, i cili ndër të tjera ka folur për nëntorët e kuq të lirisë, që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut, ngritja e Flamurit Kombëtar dhe Shpalljes së Pavarësisë dhe deri te ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe luftës heroike të UÇK-së.

Ky program i pasur është realizuar nga nxënësit e shkollës dhe mësimdhënësit Bukurije Sylejmani, Sami Durmishi, Magbule Xhemaili dhe mësimdhënësit e aktiveve të shkollës dhe nga udhëheqësja e programit është thënë se kjo datë është më e rëndësishme e popullit shqiptar dhe në këtë datë kujtohet sakrifica e brezave të tërë në luftën për liri.

Në program pjesëmarrës ishin nxënësit: Jona Beqiri, Andolena Veseli, Elona Ajvazi, Jonida Shkodra, Lorena Rexha, Eda Zeqiri, Anisa Zeneli, Anila Salihu, Esra Morina, Elsa Kqiku, Lorik Kurteshi, Tringa Azemi, Taulantina Xhyrishevci, Jon Doda dhe Tringë Kryeziu. /kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like