Dardanapress mbanë tryezën:
Promovimi i të drejtave të komuniteteve Rom dhe pjesëtarëve të tyre në jetën institucionale
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën e parë lidhur me promovimi i të drejtave të komuniteteve Rom dhe pjesëtarëve të tyre në jetën institucional
Qëllimi i organizimit të tryezës është diskutimi i sfidave dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Komunitetit Rom në jetën e përditshme si dhe shqyrtimi i mundësive për të përmirësuar gjendjen nga ana e Institucioneve Komunale.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet ,mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.
Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza është organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe,rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale,zgjidhja e problemeve sociale, të drejtat në shkollim, të jenë aktiv në jetën kulturore dhe sportive,rritja e bashkëpunimi me komunat tjera ku jeton komuniteti rom,ndarja e bursave për shkollim dhe studime, etj,
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete,qytetarë të komunitetit rom,zyrtarja për barazi gjinore,zyrtarja për të drejtat e njeriut,zyrtar nga zyra e komuniteteve ,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile,mediet lokale.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”.