Nga : Aziz Zuka
Prof dr. Naser Shabanii një emër që i nevojitet komunës së Kllokotit.Njëri ndër të parët me titull akademik dhe i guximshëm i Anamoravës. Plotë ide për zhvillim, përparim dhe emancipim të kësaj komune sipas trendeve bashkëkohore evropiane. Puna dhe angazhimi i deritashëm, e radhisin ndër emrat më të repektuar në komunën e Kllokotit dhe më gjërë. Dëshira e tij për të ndryshuar gjendjen në të mirë të qytetarëve, ka bërë që në zgjedhjet lokale të kandidoj nga PDK-ja për kryetar të komunës së Kllokotit.
Pakë boiografi për kandidatin për kryetar të Kllokotit Naser Shabani
U lind më 05.11.1960 ,në fshatin Qifllak, është fëmija më i madh nga gjashtë fëmijët e prindërve Ramush Shabani dhe Ukije Demiri nga Pozharani.
Shkollën Fillore e kreu në Pozharan, të mesmen në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës’’, drejtimi biologji-kimi, në Viti. Ka mbaruar fakultetin e Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet
postdiplomatike në Universitetin e Evropës Juglindore “Shtul” në Maqedoni dhe ka titullin Doktori i Shkencave Natyrore, në lëmin e mjedisit dhe turizmit.
Naser Shabani Brenda viteve 1993-1999 ka punuar dhe jetuar në Gjermani, kurse pas kthimit në Vendlindje ka ushtruar biznesin e tij privat familjar ,të cilin edhe tani e ushtron me sukses.
Nga viti 2013 punon si professor në Universitetin e “Shtulit” në Shkup. Po ashtu ligjëron edhe në Fakultetin jopublik “Humanistika” në Ferizaj.
Naseri, përveq pjesmarrjes në demonstrate studentore gjatë viteve të 80-a, ka qenë aktiv edhe në proceset demokratike. Për aktivitetin e tij Naseri është malltretuar madje ka pasur edhe tentim kidnapimi të familjarëve të tij. Kjo gjë e pat detyruar të largohet nga vendi dhe të migrojë në vitin 1993 në Gjermani, përkatësisht në rrethinen e Minhenit ku ka qëndruar deri në vitin 1999. Gjatë kësaj kohe ka qenë aktiv edhe në vendin ku u strehua duke u angazhuar në këshillin e financimit. Gjithashtu Naseri gjatë këtyre viteve ka qenë i angazhuar edhe në organizimin e mobilizimit për radhët e UCK-së ,konkretisht në logjistikë. Naseri është i martuar dhe ka dy fëmijë. Jëton në Qifllak,në vendlindjen e tij.
« Jam shkolluar dhe specializuar në këtë fushë e turizmit dhe mbrojtjës së mjedisit me qëllim që t’i ndihmoj vendit tim aty ku ka nevojë. Kohëve të fundit, duke e parë angazhimin për ndryshim të Partisë që tashmë është deshmuar si parti e vlerave vendosa të kontribuoj me vullnet të madh aty ku munda dhe ku kishte nevojë më së shumti », thot, Naser Shabani me modesti.
Puna e vetmohuese dhe përkushtimi ka bërë që kohë më parë të zgjedhet nga PDK-ja e Dega në Kllokot që të kandidoj për të parin e kësaj komune në zgjedhjet e ardhëshme lokale. « Kjo është një përgjegjësi dhe obligim imi të cilin do t’a kryej me nderë. Gjithçka në shërbim të qytetarëve dhe vendit tim, me të cilin jam shumë e lidhur », thotë dr.Naser Shabani.
Komunat që kanë në gjirin e tyre kandidat të këti niveli profesional, janë komuna me fat. Prandaj në këtë kontekst sigurishtëse komuna e Kllokotit e ka këtë fat që të jap votën më të merit kandidatit më të mirë ,punëtorit vetmohues dhe dr.të shkencave natyre. Ai premton që si kryetar i komunës gjithnjë të merr vendime në interes të qytetarëve, duke luftuar çdo dukuri negative siç janë nepotizmi, shkelja e ligjit për interesa të ndryshme dhe fenomene tjera që mund ta ngulfasin zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturën në komunën e Kllokotit.
Gjatë bashkëbisedimit të gjatë për gazetën tonë, Naser Shabani, falenderon të gjithë qytetarët e Kllokotit që e kanë mbështetur në vazhdimësi, duke shprehur besim të plotë që edhe në zgjedhjet e datës 22 tetor do ta ket përkrahjen e të gjithë atyre që vërtetë e dojnë ndryshimin, përkushtimin për punë, vendosmërinë dhe guximin për të marrë vendime të mëdha në interes të qytetarëve dhe të menaxhoj qeverinë e kësaj komune gjithnjë në interes të qtetarëve dhe duke votuar dr.Naser Shabanin për kryetar komune do të votojnë për një jetë më të mirë në këtë komunë.Aziz Zuka