Dy ekipet nga Anamorava që grojnë në Ligën e parë të Kosovës në futboll, Vllaznia nga Pozharani dhe Kika nga Hogoshti do të kenë punë të vështirë në 1/16 së Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.
Vllaznia do të jetë mysafire e Llapit në Podujevë, që është fitues i Kupës në edicionin e kaluar, kurse Kika do të ketë punë të vështirë me Trepqën ’89 në ndeshjen që do të zhvillohet në Mitrovicë.
Në zyret e FFK-së sot është hedhur shorti i 1/16 së Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.
Ndeshjet e këtij raundi zhvillohen të enjten më 17 nëntor.
Më poshtë gjeni çiftet komplete:
Llapi – KF Vllaznia Pozheran
Vellaznimi – Prishtina
Dukagjini – Rilindja 1947
Prizreni – Istogu
Feronikeli 74 – 2 korriku
Phoenix – Ballkani
Vushtrria – KF Drenasi
Vjosa – Ulpiana
Drenica – Flamurtari
Behari – Ferizaj
Drita – Liria
A&N — Rahoveci
Trepça ‘89 — Kika
Fushë Kosova — Arbëria
Ramiz Sadiku — Malisheva