Sot, përmes rrjetave sociale, KB Sigal Prishtina ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin gjilanas. Demi ishte pjesë e KB Dritës, klub i cili gjendet në krizë financiare. Ai i qëndroi besnik klubit të qytetit të tij për shumë vite, kurse sot u konfirmua se ai do të jetë pjesë e “Plisave”. Playmaker-i ka shumë për të dëshmuar, shumë klube kanë fjetur në aftësinë e tij, ai është një lider brenda dhe jashtë parketit. KB Sigal Prishtina ndeshet sonte kundër BC Prizrenit në shtëpi./Drit Sadiku/kryelajmi.com/.