QKMF “Nagip Rexhepi” tani me aparaturë të re për pacientët me diabet
Për herë të parë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ofron shërbime për pacientët me diabet, përmes aparatit për testim të hemoglobinës së glukozuar e cila mundëson diagnostikimin e sëmundjes së diabetit si dhe tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë 3 muajve të fundit.
Përpos kësaj, QKMF është pajisur edhe me çanta me pajisje të reja mjekësore si: tensiometër, otoskop, oftalmoskop, termometër, glukometër e dhjetëra pajisje të reja.
Vazhdojmë me ndryshime në sistemin shëndetësor.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit