–Megjithatë, pozharanasit duke ironizuar me situatën që kanë, thonë: jemi të kënaqur sepse nga ky ujësjellës shpesh në vend të ujit po pinë “Koka-kola”’!
Banorët e Lokalitetit më të madh të komunës së Vitisë Pozharanit, edhe pse para rreth 10 viteve u bënë me ujësjellës dhe janë ndër banorët që janë paguesit më të rregullt të taksës për ujin që konsumojnë / sipas të dhënave të Kompanisë “Hidromorava” ata paguajnë rreth 80 përqind të shumave me të cilat janë të ngarkuara po heqin të “zitë e ullirit “’ në mungesë të ujit nga ujësjellësi.
Sipas disa banorëve të këtij lokaliteti përkundër faktit se ata janë parapagues të rregullt këtë nuk po u shpaguajnë Kompania sepse shpesh janë pa ujë për pije më ditë të tëra dhe edhe kur ka ujë nga krojet e ujësjellësit ky ujë është është i turbullt. Rasim Pira një qytetarë nga Pozharani thotë se rregullisht paguan faturën e ujit çdo muaj e ujin nuk e përdor, sepse është i ndotur dhe shtypja e ujësjellësit është tejet e dobët.
“Edhe tash e një muaj e më shumë ujë nga ujësjellësi nuk ka , shprehet i indinjuar Rasim Pira. Edhe këto ditë kur temperaturat janë tejet të larta pozharanasve u mungon uji nga ujësjellësi dhe po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Ata thonë se edhe përkundër faktit se shqetësimet e tyre për mungesën e ujit nga ujësjellësi i kanë adresuar tek Kompania “Hidromorava” njësia në Viti, gjendja nuk ka ndryshuar! E nga fillimi i muajit Korrik e ka rënduar edhe më shumë këtë problem e ardhja e mërgimtarëve në pushime të cilët tashmë po përballën edhe ata më këtë problem.
Lidhur me këtë problem dhe hallet e pozharanasve për mungesë të ujit ne biseduam edhe me përgjegjësinë e Njesitit të Kompanisë “Hidromorava” në Viti z.Kemur Mustafa i cili na tha se sa i përket furnizimit me ujë të pozharanasve nga ujësjellësi, ditëve të kaluara ka qenë me mungesa në disa orë të pasdites, arsyeja harxhimi enorm i ujit dhe keqpërdorimi që po shkaktohet nga disa qytetarë të pa ndërgjegjshëm e që kemi hasur në këta konsumator, e për këta konsumator do te ngritën padi gjyqësore pasi kem argumente te shumta. Prej sot e kem rrit kapacitetin dhe besoj që mvarsisht prej konsumit edhe ne do te veprojmë.
Tutje ai tha se sa i përket rasteve me turbullin kjo është e natyrshme në çdo ujësjellës arsyeja se në gypa krijohet një lym dhe me shkaktimin e presionit shkaktohen turbulenca, mirëpo nuk ka asnjë rrezik pasi gjithmonë ne e përcjellim me analiza, që përveç “Hidromoraves” edhe Enti higjenik banë analiza të pa varura nga ne si kompani” , ka thënë Pergjegjsi i njësisë Kemur Mustafa.
Ndryshe kohë më parë janë bërë investime edhe në instalimin e Pompave të reja të ujit por duhet potencuar se në rezervuarin e ujit në fshatin Tërpezë prej nga vjen uji në Pozharan , nuk janë vendosur asnjë lloj filtrash për pastrim dhe pikërisht dyshimi për ujin e turbull që vjen nga gypat është shkaktar kryesor për ujin e turbullitë thonë banoret.
Ata kërkojnë që urgjentisht të funksionon ujësjellësi sepse uji për ta është jetë ose siç na thanë disa nga konsumatorët ata do të bojkotojnë pagesën e ujit sepse nuk kanë ujë ! Aziz Zuka