Futboll

Ramadani: E deshëm fitoren, e kërkuam dhe e morëm

Deklarata e Zekirija Ramadanit pas ndeshjes Gjilani – Malisheva

“Jam shumë i lumtur, por kjo është meritë e gjithë skuadrës. Në këtë fushë duhet shpenzuar shumë energji. Në pjesën e parë dominuam me lojë e me posedim topi. Kishim penallti, por nuk jemi as të parët e as të fundit që humbim penallti. Reshjet e shiut na vështirësuan punët si neve ashtu edhe kundërshtarit. E deshëm fitoren, e kërkuam dhe e morëm. I uroj të gjithë për fitoren dhe i falënderoj në veçanti tifozët ‘Skifterat’, pasi kur të gjithë hymë brenda, ata qëndruan në tribuna pavarësisht shiut të madh”.

You Might Also Like