Futboll

Ramadani: Nesër të qasemi seriozisht, kundërshtari i papërshtatshëm

 
Ndeshja e xhiros së 22-të për klubin tonë zhvillohet si vendas, pasi nesër do të takohen FC DRITA – FC Ferizaj në Stadiumin Ndihmës (te rrethi), ora 14:00.
Për këtë takim foli kryetrajneri, Zekirija Ramadani, i cili theksoi se do të jetë përballje e vështirë.
“Do të kemi përballë një skuadër të paparashikuar, skuadër me shumë ambicie, si FC Ferizaj ku në kontigjentin e saj kanë futbollistë mjaft cilësorë, por ne bazohemi gjithmonë në kualitet tona me çfarë ambicie e kemi nisur dhe me çfarë objektivi, neve na intereson vetëm tre pikëshi, por ai tre pikësh nuk mund të vie shumë lehtë duhet shumë angazhim, shumë sakrificë dhe duke shfrytëzuar çdo moment në favorin tonë”, ka thënë Ramadani.
Sa i përket kualifikimit të DRITËS në Kupë, Ramadani tha se mund të ‘luftojmë’ në dy fronte, por për momentin përqëndrimi është maksimal në titullin kampion.
“Ne që jemi DRITA ta jep një sinjal që mund të luftojmë në dy fronte dhe me konkurencën që kemi tani brenda grupit, kemi përqendrimin maksimal edhe te kampionati sepse këtë muaj ndeshje të Kupës nuk ka. Jam i bindur që kemi mjaft futbollist për të garuar dhe cilido futbollist që do marr vendin do e tregoj veten në maksimum për të mbajtur vendin në formacion”, deklaroi timonieri ynë Ramadani.
“Nesër duhet t’i qasemi seriozisht, ne kemi vetëm qetësi, besim, punë dhe shpresoj në arritje”, u shpreh Zekirija Ramadani.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

You Might Also Like