Futboll

Ramadani: Titullin ia dedikoj “Plisave”

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, pas ndeshjes ndaj Gjilanit është shprehur i lumtur me fitoren dhe titullin e fituar.

“Çdo titull ka shijen e vet, por mungesa prej tetë vitesh e bënë këtë titull edhe më të veçantë. Ky titull i ka munguar shumë vite ekipit tonë dhe më së shumti i kemi gëzuar qytetarët e Prishtinës dhe Plisat.  Këtë titull ia dedikojmë “Plisave” të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë. Për të ardhur deri te kjo ndeshje kemi kaluar shumë sfida momenti kyç pas humbjes ndaj Drenicës ku morëm mbështetje maksimale pasi ishte vështirë pasi krijuam rezultate negative dhe shumë stres mirëpo besimi i tyre u shpërblye me titull kampion”, deklaroi Zekirija Ramadani.

You Might Also Like