Riad Rashiti, drejtor në qeveriksjen komunale të Gjilanit ka dalë me një sqarim për opinionin:
Sqarim lidhur me rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë
Asnjë veprim i yni si institucione të komunës së Gjilanit, nuk ka ndikuar në rritjen e shumës së faturave të tatimit në pronë për vitin 2023. Ne nuk kemi ndryshuar as normën tatimore, që është kompetencë e komunës
.

Ne kemi qenë dhe mbetemi të përkushtuara që si institucione komunale të mos bëjmë veprime që rrisin taksat komunale apo tatimin në pronë për qytetarët e Gjilanit, sidomos në këtë kohë të krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shumicës së artikujve.

Sipas vlerësimit të bërë nga Ministria e Financave për pronat në komunën e Gjilanit, është rritur vlera e objekteve të banimit, afarizmit dhe parcelave, sipas zonave të caktuara të komunës.


Për banesa për 1 m/2 ka rritje të vlerës prej 475.00 euro në 650.00 euro.
Për parcela në zonën e parë, prej 200 euro në 300 euro për 1 m/2.

I ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit, që pas pranimit të faturave të tatimit në pronë për vitin 2023, mund të bëjnë ankesë nëse mendojnë se vlera e pronës së tyre që është bërë nga Ministria Financave, nuk është në harmoni me vlerën reale të tregut.
