Në edicionin e sivjetmë të “Flakës së Janarit 2023” risi ishte gara e enigmatëve në përpilimin dhe zgjidhjen e enigmave. Gara është organizuar nga Shoqata e Enigmtëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani. Organizatori i kësaj ngjarje kishte përcaktuar edhe juritë. Juria e Përpiluesve të gjëzave Enver Hajrullahu, Skender Tullumi dhe Mensur Mamuti si dhe Juria e Zgjidhësve të gjëzave: Shemsedin Kryeziu, Ismet Shkodra dhe Nexhat Hajrullahu.
Në Gala Mbrëmjen ku janë përzgjdhur më të të mirët u shpallën edhe enigmatët më të mirë të “Flakës së Janarit”, të cilët kanë konkurruar në dy kategori. Në zgjidhjen e enigmave i pari ishte Ekrem Krasniqi, i dyti – Agim Ajvazi, kurse i treti ishte NIjazi Ismajli. Në përpilimin e enigmave i pari doli Rexhep Hasani, i dyti – Fazli Berisha dhe i treti – Ekrem Krasniqi./kryelajmi.com/.