Gjilan

Rreth 33 milionë euro buxheti për Gjilanin, e mbi 46.5 milionë euro investime kapitale

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit ka deklaruar:
Përmes lidhjes direkte bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në prani të shumë qytetarëve, prezantuam buxhetin për vitin 2023 bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Në vlerë totale mbi 46.5 milionë euro arrijnë edhe investimet kapitale nga niveli qendror, 8.5 milionë prej të cilave përfshihen në investimet kapitale të buxhetit komunal për vitin 2023 i cili arrin shumën 32,599,281.
Pas prezantimeve fillestare për buxhetin, ministri Murati dhe ministrja Nagavci patën mundësinë të bashkëbisedojnë me qytetarët duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të tyre në detaje mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin e ardhshëm.
Më shumë për komunën, për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë, shërbimet publike, sportin, kulturën e rininë. Më shumë investime kapitale. Më shumë për çdo fushë tjetër.

You Might Also Like