Libri

Sa për dijeninë e krijuesve të artit poetik

Sa për dijeninë e krijuesve të artit poetik

dhe të artdashësve që e prisnin me padurim edicionin e dhjetë të Manifestimit Rajonal të Poezisë,

TREKËNDËSHI POETIK I PAQES,

që thjeshtë është një Festival ballkanik i poezisë:

Sot, pikërisht më 13 qershor 2020 ishte paraparë të mbahej në Grykën e Karadakut, aty edhe ku filloi, në afërsi të Trekëndëshit kufitar. Por ….

… si shumë manifestime, festivale e takime kulturore që ishin paraparë për tu mbajtur që nga marsi i këtij viti e këndej, u anuluan dhe mbetën pa u realizuar, shkaku i kësaj pandemie që ka përfshirë botën, e, edhe Kosovën.

Megjithatë, i sigurojmë poetët e vendeve të trekëndëshit kufitar Kosovë – Serbi ( Kosovë Lindore ) dhe Maqedoni e Veriut, por edhe shtetet tjera pjesëmarrësi si Shqipëri e Mali i Zi, se ky Manifestim afrues, pajtues , afirmues e i përkushtuar për lirinë e Kosovës si dhe paqen në këtë pjesë të Ballkanit, do të vazhdojë në kohëra më të mira dhe herdokur do të na bëjë bashkë, aty ku ishim për nëntë edicione radhazi.
Si një ngushëllim i bukur për gjithë neve, Revista e këtij Manifestimi, TREKËNDËSHI POETIK … po përgatitet dhe do të botohet e shpërndahet, për ta ruajtur vijimësinë dhe traditën tashmë që e ka krijuar ky Manifestim.

Kërkojmë dhe mirëpresin mirëkuptimin e Juaj !

Sabit Rrustemi
Në emër të Ars Clubit “Beqir Musliu”, nikoqir e organizator:

You Might Also Like