Futboll

Sallah Sherifi është kryetrajner i ri i KF Kika

Postim i KF Kika nga Hogoshti

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Sallah Sherifi.

Pas bisedimeve të suksesshme, z. Sherifi do të marrë drejtimin e ekipit tonë për sezonin e ardhshëm.

Me një eksperiencë të pasur dhe rezultate të shkëlqyera në karrierën e tij, ne besojmë se Sallah Sherifi do të sjellë energji të reja dhe një vizion të freskët për ekipin tonë.

Jemi të bindur që bashkëpunimi me të do të na ndihmojë të arrijmë synimet tona sportive dhe të rrisim standardet e performancës.

Së bashku, le të përgatisim një sezon të suksesshëm dhe të mbushur me emocione pozitive.

Me respekt,

KF KIKA

You Might Also Like