𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭ë: 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐂𝐥𝐮𝐛 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐚𝐫𝐤𝐨 𝐌𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐚𝐠𝐚 𝐧𝐝𝐚𝐣𝐧ë 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐭
Sport Club Gjilani dhe futbollisti Marko Martinaga kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë bashkëpunimin mes palëve. Klubi ka mirëkuptuar kërkesën e 26-të vjeçarit për të synuar një ambient të ri, me ç’rast do të kishte më shumë hapsira për lojë.
Martinaga iu bashkua Gjilani në fillimin e edicionit dhe gjatë kësaj periudhe dha kontributin e tij në skuadër, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.
Gjilani e falenderon Marko Martinagan për angazhimin dhe kulturën e lartë sportive të cilën e ka treguar në këto muaj qëndrimi te ‘kuqebaardhët’ duke i uruar shumë suksese dhe mbarësi në të ardhmen e tij profesionale.