Skuadra ka mbyllur edhe seancën e fundit stërvitore para takimit kampional ndaj Dritës, i cili zhvillohet këtë mesjavë.
Gjithë grupi ishte në dispozicion të stafit teknik gjatë këtyre ditëve përgatitje për këtë ndeshje. Atmosfere ka qenë tejet pozitive, ani pse në ditët e fundit ka mbretëruar mot me shi.
Rrahmani ka stërvitur me intensitet të plotë me grupin dhe do jetë në dispozicion të stafit teknik, njësoj sikurse edhe futbollistët e tjerë të cilët kanë patur shqetësimet e tyre të mëparshme.
Në total ky pritet të jetë derbi numër 50-të kampional që nga pasluftja ndërmjet këtyre dy skuadrave, ndërkohë i 56-ti në të gjitha garat.
Kjo ndeshje zhvillohet të enjten më 27 mars në stadiumin ndihmës në Gjilan dhe fillon nga ora 14:00.