SC Gjilani ka prezantuar fanellat për edicionin 2024/25, ku ‘Skifterët’ do i kenë në dispozicion për terrenin vendas.
Fanella vendase, kuqebardhë si gjithmonë, me sponsorin e ri tashmë ‘Elbau’, janë disa nga detajet e fanellës vendase.
Prezantimi i fanellës është i bërë me një video mjaftë kreative, e cila nuk shihet shumë shpesh në futbollin kosovar.
Gjilani e fillon kampanjën 2024/25 në Zahir Pajaziti, ku do jetë dhe ndeshja e parë e Ardian Nuhiut në krye të klubit.