Futboll

SC Gjilani: Përditësim i raportit mjekësor mbi gjendjen e futbollistit Oltion Bilalli

Përditësim i raportit mjekësor mbi gjendjen e futbollistit Oltion Bilall

Sport Club Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti ynë, Oltion Bilalli është në gjendje stabile dhe me frymarrje spontane. Parametrat e tij janë të qëndrueshëm dhe brenda normave fiziologjike.

Aktualisht, Bilalli është në gjendje të mirë me vetëdije të plotë dhe është i komunikueshëm. Ai tregon gjithashtu lëvizshmëri dhe reagime të normalizuara.

Gjendja e tij po monitorohet nga ekipi mjekësor në seksionin e Mjekimit Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe shenjat klinike janë pozitive, duke treguar për një rikuperim të shpejtë dhe progresiv.

Jemi të inkurajuar nga përmirësimet dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejtë në fushën e lojës dhe në mesin e ekipit.

Zyra për media,
08 maj, 2025

You Might Also Like