Futboll

Sërish derbi Drita – Gjilani do të jetë më i varfër pa njërën palë të tifozëve

Edhe një derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit pritet të mos jetë i zjarrtë, së paku në tribuna, ngase në derbin e të enjtes që do të zhvillohet në Stadiumin me bari sintetik do të mungojnë “Skifterët”, tifozët më të flaktë të Gjilanit.

Këtë ndeshje do t’a organizojë FC Drita, e cila ka dalë me një njoftim se për shkak të kushteve në stadium, ndeshja do të zhvillohet vetëm në prani të tifozëve vendas dhe me një numër të kufizuar të tyre.

FC Drita që është liderë në tabelë dhe sigurt po marshon drejt titullit kampion, ka qenë e detyruar të marrë një vendim të tillë, i cili nuk është i pari, ngase edhe më herët më shumë ka pasur shikues jashtë shkallëve të këtij stadiumi se sa në të.

Në gjendjen që është, ky stadium nuk i plotëson kushtet as për së afërmi për një derbi të tillë, kurse është kjo pikërisht kjo arsyeja që sa më parë të bëhet Stadiumi i Qytetit, që tash e sa kohë është shndërruar në një gërmadhë, e derbi që dikur e lakmonin të gjithë nga dita në ditë po zbehet. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like