Futboll

Shahini: U dënuam nga një kundërsulm

Afrim Shahini kryetrajner i Dritës ka thënë se ekipi i tij është dënuar pas një kundërsulmi të Besës, i cili ishte sulmi i vetëm i tyre.

“Në pjesën e dytë, me dy ndërrimet të cilat i bëri trajneri, ne u kthyem në lojë dhe shumë herët shënuam. Besoj se me pak fat do të mund t’i kishim marrë edhe dy pikë të tjera, por sot fati na e ktheu shpinën. Duhet të mendojmë për përforcime, do të fillojmë me kohë përgatitjet dhe besoj se në stinorin e ardhshëm nuk do të kemi probleme”, ka thënë Shahini.

You Might Also Like