Sportet me dorë

Shkëlqejnë vashat e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, kampione në basketboll

Ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është kampione rajonale në garat e basketbollit, të cilat janë mbajtur këtë fundjavë. Gjimnazistet kanë dalë bindshëm të parat, duke mposhtur rivalet e tyre nga shkollat e Kamenicës dhe të Vitisë, për t’i hapur rrugë vetit për garat e mëtejme, që do të mbahen në nivel vendi.

Blerim Shala dhe Adem Adiler, pedagogë të Kulturës Fizike dhe Sportit, me ditë të tëra kishin bërë përgatitjet me ekip, për të arritur formën e duhur, kurse vashat e gjimnazit me përpikëri zbatuan urdhrat e trajnerëve të tyre dhe me plot meritë janë shpallur kampione.

Ekipi është përbërë nga lojtare tejet të spikatura, të cilat kanë aplikuar sulme të shpejta, gjuajtje të sakta dhe mbi të gjitha lojë kolektive, të cilën e kanë perfeksionuar falë punës së trajnerëve.

Ekipi kampionë kishte këtë përbërje:

Anesa Korça, Mikena Asllani, Zyrije Pireva, Dona Kastrati, Syarta Pajaziti, Klea Zymberi, Diellëza Nuhiu, Donjeta Halimi, Englantina Avdyli dhe Rina Osmani.

 

You Might Also Like