Sportet me dorë

SHMU “Musa Zajmi” nënkampionë të Kosovës në hendboll

SHMU “Musa Zajmi” nga Gjilani janë shpallur nënkampionë të Kosovës në hendboll, në kuadër të Sportit Shkollor.

Djelmoshat që drejtohen nga profesori i Kulturës Fizike dhe Sportit, Basri Dëërmaku dhe kolegu i tij Arsim Balaj, fillimisht janë përballur me SHMU “Emin Duraku” nga Prizreni dhe kanë ngadhënjyer me rezultat 14:3 e më pas kanë mundur edhe ekipin e SHMU “Skënderbeu” nga Lipjani, duke u shënuar edhe atyre 14 gola dhe në finale humbën nga SHMU “Ardhmëria” e  Deçanit me rezultat 7:12.

Dërmaku ka falënderuar të gjitha ata që kanë kontribuuar në këtë sukses e sidomos  nxënësit lojtarë, kurse nuk ka lënë pa e shprehur edhe mospajtimin me ndarjen e drejtësisë, gjë e cila ndikoi në masë që të mos arrihet titulli kampion./kryelajmi.com/.

You Might Also Like